• |
ide | kryesore

Tjetër shqiptar i vrarë në Siri. Luftonte përkrah ISIS

I pakategorizuar
hfhf.jpg


Vritet një tjetër shqiptar në Siri. Sipas raportimeve të mediave kosovare bëhet fjalë për Agim Arifin, i cili kishte kishte më shumë se 1 vit që kishte shkuar të luftonte në Lindjen e Mesme.

Në Siri ai mbante emrin Ebu Hatabi, kurse policia e Kosovës e pyetur nga mediat as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar lajmin për vrasjen e tij.

Një vit më parë shqiptari kishte postuar një video në YouTube, teksa këndonte dhe zotohej se do të kthehej në Kosovë me koka të prera. Mësohet se Arifi ka qenë i dënuar në Kosovë për tentativë vrasje.

Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij jetojnë në Obiliq./LAPSI.AL/