• |
ide | kryesore

Propozimi/Ja çmund ti kërkojë Muç Nano Ramës

I pakategorizuar
IMG_20151105_224713_edit-1.jpeg


 

Këtë të enjte ne emisionin e Sokol Ballës, Top Story, gazetari Mustafa Nano bëri një thirrje publike. Ai i kthehu krahët Ramës duke iu drejtuar të gjithë kolegëve të tij gazetarë: "Nëse nuk ju japin informacion në zyrat e shtetit, unë do të jem përkrah jush. Nëese kërkoni të drejtën sips ligjit dhe institucionet u mbyllin derën, unë do të jem përkrah jush për ta kërkuar atë dokument zyrtar që nuk u japin".
Kaq tha Muçi në shpërthimin e tij eksklamativ duke marrë menjëherë edhe mbështetjen e Edi Ramës që parimisht pranoi se ai vetë dhe vartësit e tij, duhet ti nxjerrin në dritë punët okulte të qeverisë.
Duke parë këtë shqetësim të sinqertë të Nanos dhe hipokrizinë e kryeministrit, Lapsi.al i kërkon një gjë, kolegut tonë dhe shefit të qeverisë. Ti përgjigjet një pyetjeje, të japë shpjegim për një gjë: cilët janë emrat e biënesmenëve privatë që dhana para për rikonstruksionin e kryeministrisë. Disa opinionistë me emër, mes tyre edhe Andi Bejtja dhe Fatos Lubonja e kanë kërkuar publikisht këtë gjë. Ata së bashku me të tjerë kanë ngritur shqetësimin: se çfshihet pas këtyre emrave që mbahen sekret? A mos janë ata të njëjtit që kanë ndërtuar vilën private të Ramës në Surrel? A mos janë ata që po përfitojnë sot tendera koncesione apo leje ndërtimi. A mos po shpërblehen shumëfish pasi paguan për të ushqyer delirin e Ramës, i cili kërkon që në sytë e miqve të huaj, të ngrejë më lart figurën e piktorit sesa atë të kryeministrit të Shqipërisë?
Këtë pyetje kemi ne për Ramën: Bëj transparencë për emrat që të kanë dhënë para fshehtas. Dhe besojmë se në këtë nismë do na mbështesë sipas premtimit edhe Mustafa Nano. Sepse sa për faqen transparenca.al të gjithë tashmë e dinë se sa të vërteta thotë. /Lapsi.al/