• |
ide | kryesore

Frika nga sulmet e ISIS, policia “blindon” aeroportin në Rinas

I pakategorizuar
Deshtojne-negociatat-me-koncesionarin-e-Rinasit.jpg


Ngjarjet e fundit ne France, kane bere qe policia e shtetit te shtoje masat e sigurisë, një nder to është edhe aeroporti “Nene Tereza” ku ka një prani te shtuar te efektiveve te rendit.

Shërbim 24 orësh te forca te policisë, veshje me atiplumb si dhe kontrolle te here pas hershme me qenin antieksploziv. Keto janë pamjet e këtyre ditëve ne aeroportin e vetëm ndërkombëtar “Nene Tereza”, i cili ashtu si te gjitha institucionet e rëndësisë se veçante, ka një vëmendje me te shtuar ndaj rrezikut terrorist. Përgjatë 24 orëve, krahas efektivave te komisariatit te aeroportit, qëndrojnë edhe forcat e ndërhyrjes se shpejte, raporton Vizion Plus.

 Policët janë të pajisur edhe me antiplumb, ndërsa është rritur numri i patrullimeve ne ambientet e jashtme dhe te brendshme te aeroportit. Nje vëmendje është shtuar edhe ndaj kontrollit trupor te pasagjereve si dhe te bagazheve per sende te dyshimta.

Nuk kane munguar edhe rastet e kthimeve, ndërsa drejtues te komisariatit te Rinasit, thonë se janë shtuar edhe intervistat e riskut, për te dyshuarit ku ka pasur edhe nje numër te konsiderueshëm te personave te kthyer, te cilët kane patur mangësi ne dokumentacion. Prej dy ditësh, e gjithë policia ka kaluar ne gatishmëri te përforcuar.