• |
ide | kryesore

Lidhjet e ISIS në Shqipëri, shtohen masat e sigurisë për imamët në burgun 302

I pakategorizuar
imamet.jpg


Forcat e sigurisë janë shtuar në burgun 302, që pas ditës së premte, kur në Paris nisën sulmet terroriste. Në këtë burg janë të izoluar 9 të burgosurit që dyshohet se kanë lidhje me ISIS dhe ishin të ngarkuar me rekrutimin e luftëtarëve në Shqipëri. Imamët radikalë janë ende në gjyq. Ata nuk i pranojnë akuzat, ndërsa nuk kanë shprehur pendim për dërgimin e më shumë se 100 shqiptarëve në Siri. Të paraburgosurit, mes të cilëve edhe dy imamët e vetëshpallur Genci Abdurrahim Balla i xhamisë së Tiranës së Re dhe Bujar Hysa i Xhamisë së Mzezit, do të vijojnë të takohen normalisht me të afërmit e tyre. Por mësohet se ata nuk do të kenë kontakt me persona të tjerë, që nuk kanë lidhje gjaku me ta.