• |
ide | kryesore

Charlie Hebdo godet me përgjigjen ndaj ISIS: Ju keni armët ne kemi shampanjën

I pakategorizuar
AqtwVsk2DY99pXKDUQrocl7_G81g3okYNbe4oL1Yz2tU.jpg


Revista satirike franceze Charlie Hebdo godet sërish me një karikaturë që ka zënë vend në faqen e parë të saj.

Në numrin që pritet të dalë në treg nesër, fokusi është natyrisht te sulmet e fundit terroriste në Paris. “Ata kanë armët, ne kemi shampanjën”.

Ky është mbishkrimi në karikaturën, e një djali të ri që pi shampanjë, por ndërkohë trupi i tij është i shpuar nga plumbat.

Sfondi i kopertinës është tërësisht i kuq. Karikatura mban firmën e një prej gazetarëve që i shpëtoi sulmit terrorist të janarit në redaksinë e Charlie Hebdo, ku humbën jetën 12 persona./LAPSI.AL/