• |
ide | kryesore

Mbështetën ISIS në Facebook, merren në pyetje 10 gjimnazistë nga Lezha

I pakategorizuar
lezhe1.jpg


Një shaka adoleshentesh ka vënë në alarm Specialistet e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë në Lezhë.
 
Si pasojë e një publikimi në rrjetet sociale të elementeve pro grupit terrorist ISIS, 10 gjimnaziste në Lezhë janë shoqëruar për disa orë në polici për t’u marrë në pyetje.
 
Ajo çfarë kishin komentuar gjimnazistët lezhjanë në rrjetet e tyre sociale vuri në lëvizje policinë qe u vu menjëherë në ndjekje të rastit, shkruan Ora News.
 
Adoleshentët janë marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe drejtores së gjimnazit, duke pohuar se gjithçka ishte një lojë mes tyre, ndërsa më pas u lanë të lirë.
 
Pas ngjarjeve në Paris,  Prefekti i Qarkut të Lezhës Altin Jaku thirri në një takim Komisionin e Sigurisë ku u kërkua angazhim dhe vigjilencë ndaj akteve terroriste.