• |
ide | kryesore

Ngërçi politik drejt fundit, Thaçi, Haradinaj dhe Mustafa drejt një marrëveshje

I pakategorizuar
00_12_14152582131156249696.jpg


Ngërçit politik në Kosovë po i vjen fundi pasi tre partitë më të mëdha PDK, LDK dhe AAK janë shumë pranë një marrëveshjes.
 
Protestat e dhunshme të cilat janë organizuar nga opozita duket sikur do të harrohen pasi shumë shpejt tre partitë politike do të bashkëpunojnë edhe në Kuvend.
 
Si fillim liderat e tre partive janë pajtuar që të rrëzojnë në Kuvend çështjen e demokracionit të kufirit me Malin e Zi.
 
“Demarkacioni i kufirit është dashur të shkojë në Kuvend për ratifikim. Aty planifikohet të rrëzohet, dhe kështu gjithçka nis nga e para”, ka thënë burimi i Gazetës Express.
 
Gjithashtu në marrëveshje është dikutuar edhe shkarkimi i Murat Mehës kreut të proçesit për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Tashmë bisedat e para telefonike janë bërë ndërsa ekziston vetëm takimi publik mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt.
 
Pjesë e kësaj marrëveshjeje pritet të jetë edhe çështja më e diskutuar ajo e Asociacionit që tashmë po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese