• |
ide | kryesore

Sot Partizani – Vllaznia/ Policia blindon “Qemal Stafën”

I pakategorizuar
tifozet-e-Partizanit.jpg


Pas ngjarjeve të rënda që ndodhën pranë stadiumit “Stade de France” në Paris edhe policia shqiptare ka përforcuar masat e sigurisë. Kjo duket edhe nga një njoftim i Partizanit në prag të ndeshjes me Vllazninë në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë. “Lajmërohen të gjithë tifozët që do të ndjekin në stadium ndeshjen, ditën e hënë të jenë prezent në stadiumin “Qemal Stafa” 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të takimit. Një njoftim i tillë bëhet, pasi do të ketë kontrolle te imtësishme në të gjitha hyrjet e stadiumit. Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit policia e shtetit ka rritur masat e sigurisë dhe rendit në vend, dhe prania juaj në këtë orar do të krijojë lehtësira si për tifozët ashtu edhe për forcat e rendit për të mos krijuar asnjë incident gjatë hyrjes në stadium”- thuhet në njoftim.