• |
ide | kryesore

Komisioni i Etikës: Tërbuni-Bylisi e trukuar, dënohen 6 futbollistë

I pakategorizuar
bylis.jpg


Komisioni i Etikës në FSHF e ka konsideruar të trukuar ndeshjen e këtij sezoni me Tërbunit dhe Bylisit. Ajo u luajt më 18 nëntor 2015 dhe që përfundoi 4-2 për pukjanët.

Pasi është analizuar nga Komisioni i Etikes pranë Federates Shqiptare të Futbollit, ka vendosur që të dënojë me nga 6 muaj pezullim lojtarët e Bylisit: Kushtrim Mushica, Elton Basriu, Mariglen Shoshi dhe Ahmet Haliti për komplotim në influencimin e rezultatit te ndeshjes.

Pezullim me 6 muaj edhe për dy lojtarët e Tërbunit: Vilson Lila dhe Klodian Sulollari për të cilët gjithashtu rëndon e njëjta akuzë. Kujtojmë që edhe në sezonin e kaluar Komisioni i Etikës ka marrë të njëjtat masa për lojtarët Arjan Pisha (Elbasani) dhe Ilion Lika (Flamurtari).

Vendimi i plotë i Komisionit të Etikës

1.Lojtaret e KF “Terbuni”, Vilson Lila dhe Klodian Sulollari, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjes KF “Terbuni “- KF “Bylis” te dates 18.11.2015, ne kundershtim me etiken sportive, denohet secili me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 68/1 te KDS.

2.Lojtaret e KF “Bylis”, Kushtrim Mushica, Elton Basriu, Mariglen Shosha dhe Ahmet Haliti, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjes KF “Terbuni “- KF “Bylis” te dates 18.11.2015, ne kundershtim me etiken sportive, denohet secili me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 68/1 te KDS.