• |
ide | kryesore

Besa Kokëdhima kundër policisë, reagon për sherrin Stine-Flori

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Bashkëpuntorja e afërt e kantautorit Flori Mumajesi i cili u përfshi mbrëmjen e së shtunës në një sherr banal me kolegun Stine, ka reaguar përmes një postimi në ‘facebook’, ku shprehet e revoltuar me policinë që shpërndau fotot ku Flori shfaqej i gjakosur:

“Së pari, nuk është aspak etike për ata policë që kanë publikuar këto fotografi të bëra si prova për institucionet e jo për telenovela mediatike!”.

“Së dyti, tituj të ndërtuar në këtë mënyrë nxisin dhe glorifikojnë dhunën! Dhuna është injorancë, mungesë civilizimi! Dhuna nuk ka vend në art! TURP!” – shkruan Besa Kokëdhima.