• |
ide | kryesore

Çfarë tha Ardit Gjebrea për votimin e këngëtarëve tek “E diela Shqiptare”?

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Siç e do tradita, finalistët e "Kënga Magjike" u mblodhën në "post-festival" tek programi i së dielës në Tv Klan. Aty ku zakonisht diskutohen votimet e këngëtarëve, këtë rradhë duket se nuk do të flitet, pikërisht për shkak të incidentit që ndodhi me kantautorët Stine dhe Flori. Me të nisur këtë pjesë të programit, producenti Ardit Gjebrea "provokoi" të ftuarit: "Do flasim për pikët?", batutë që shkaktoi hilaritet në sallë por duke mos e përmendur sherrin mes Stines dhe Florit. Një tjetër moment që tingëlloi si ironi me sherrin e këngëtarëve ishte pyetja që Arditi i drejtoi këngëtarit Klejti Mahmutaj i cili kishte fashuar dorën. "Me kë je zënë?", e ngacmoi Arditi adoleshentin i cili tha se ishte lënduar gjatë një ndeshje futbolli.