• |
ide | kryesore

Arian Çani thirrje për protestë: “Reagoni nesër o ditëzinj se ndryshe do ju futen edhe në krevat”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Gazetari i njohur Arian Çani duket se ka nisur një javë plot stres. Pas videos-selfie javën e shkuar ku shfrynte për jetën dhe kaosin që përjeton në Tiranë, drejtuesi i “Zonë e Lirë”, ka vazhduar sulmin kundër kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit, të cilët i quan fundërrina. Në reagimin e Çanit në facebook të bie në sy thirrja që ai i drejton shqiptarëve për të protestuar, nesër në ditën që opozita do të dalë në shesh.

“Me mijera familje qe duhet te levizin per punet dhe hallin e tyre te perditshem, jane kapur ne kurthin e funderinave qe kane bllokuar qytetin. Kaloni po deshet pas stadiumit qemal stafa dhe ne rrugen e elbasanit! Funderina e gjate dhe bytheci veliaj po e mbysin kete qytet te shkrete. Funderinaaaaaaat! Reagoni neser o ditezinj se ndryshe do ju futen dhe ne kravat…” – shkruan gazetari në facebook.