• |
ide | kryesore

Aurela Gaçe, puthje në buzë me bashkëshortin, falenderon publikun

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Fituesja e edicionit të 17-të të festivalit “Kënga Magjike”, dy ditë pas triumfit ka gjetur momentin për të bërë falenderimet që asnjëherë nuk harron. Mesazhin për fansat që ndjekin muzikën e saj, Aurela Gaçe e shoqëroi me një foto ku shfaqet për herë të parë në publik duke u puthur në buzë me Skerdin.

“Mbaron çdo gjë… Konkurrimet, fitimet, humbjet… Dita nis e re, dhe në shtëpi ti je po I njejti njeri, me pizhamat e tua, perballe prinderve e familjes qe Kane bere sakrifica per ty, perballe femijes tend qe te do njesoj ( me kupa e PA kupa une jam mami I Grace ne syte e saj) , dhe perballe “shpirtit te shpirtit tim “. . .
Dhe po njesoj ngelesh perballe atyre qe te degjojne, perballe atyre qe Kane vite qe te ndjekin live dhe vetem live… Une e di qe do t’a derdh djersen po njesoj per t’i bere Ata te lumtur Kur vijne te me degjojne….DASHURINE E PUBLIKUT NUK E MERR DOT NEPERMJET KUPAVE, POR VETEM ME DASHURI E SINQERITET. Eshte publiku ai qe me ka treguar se kengen NATA e do edhe pse eshte renditur ne kete vendin e 5… E Pafajshme jam NE vendin e tretë ( a thua u bie ne mend njerzve kjo gje?) FATI YNE SHPRESE E MARREZI kendohet ne kor ne cdo live ( edhe askush nuk Mendon renditjen e asaj kenge) . .. Jam kaq e lumtur qe lidhja ime më publikun eshte shume reale, e vërtetë. Prandaj jam falenderuese per secilin nga ju qe me keni mbeshtetur gjithmonë. Ju falenderoj me gjithe shpirt per gjithe duartrokitjen, jo vetem sot. Jam mirenjohese ndaj secilit qe ka marre kohen te me dergoje mesazhe, jam mirenjohese per gjithe kete dashuri.
Faleminderit Zot qe bere te mundur te strukem ne gjirin e familjes ne çdo situate.” – shkruan Aurela Gaçe në facebook.