• |
ide | kryesore

Pas dëshmisë së Stines, vëllai i Florit: “Gënjeshtër, do t’i shkojmë deri në fund çështjes”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Pas ngjarjes së turpshme që ndodhi mbrëmjen e finales së “Kënga Magjike”, veç dëshmisë për oficerët e policisë, kantautori i dhunuar Flori Mumajesi preferoi t’ja lërë këtë çështje organeve kompetente, duke shmangur çdo deklaratë për mediat që mund të keqinterpretohej. Në të njëjtën linjë duket se është edhe familja e tij e cila nuk ka dashur të japë prononcime të gjata, por duke mohuar versionin e Stines i cili tha se Flori u vetëplagos me gotë, vëllai i Florit, ka thënë për shtypin shqiptar se do t’i shkojë deri në fund ngjarjes. “Avokati ynë po ndjek çështjen”, – shprhet shkurt Visi.