• |
ide | kryesore

Shpërthen Albi Nako kundër Labit: “Ti vjen në Tiranë jo për prova, po për balerinin”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Mbrëmja e së hënës ka nisur me tension dhe një atmosferë jo të këndshme sa i takon vlerësimit të jurisë për konkurentët e “Dance With Me”. Pas interpretimit të kërcimit ‘Jive’, koreografi dhe kryetari i jurisë Albi Nako i dha vlerësim të ulët, vetëm 5 pikë çiftit Arilena – Labinot Gashi. Ky i fundit nuk ia kurseu Albit dhe në moment iu kthye: “Ne nuk kemi bërë prova mjaftueshëm këtë javë Albi për shkak se ti ke qenë i angazhuar me Këngën Magjike”. Kaq ka mjaftuar që kryetari i jurisë t’i kundërvihet:”Ti Labi nuk ke gojë të flasësh sepse ti sa vjen në Tiranë nuk i bie telefonit tim për prova por merr balerinin për të dalë nëpër clube natën. Ma ke shqetësuar balerinin edhe në 2 të natës që e merrje në telefon”.