• |
ide | kryesore

Për herë të parë, Klajdi Haruni flet publikisht pse votoi Florin me zero pikë

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Votimet në “Kënga Magjike” janë sjellë sërish në vëmendjen e publikut, por kësaj here për të qetësuar ujërat, që u mendua se u turbulluan, mes bashkëpunëtorëve Flori dhe Klajdi. Ky i fundit, ka sqaruar përmes një mesazhi në IG, të gjithë ata që vunë në pikëpyetje marrëdhënien mes çunave brënda “Threedots”. Këngëtari korçar shkruan:

“Me shpirt e zemer do ti kisha dhene piket maksimale , jo vetem per faktin e te qenit vllai im por edhe sepse mendoj qe ishte kenga me e bukur e festivalit ,kenga qe kishte aq shume shpirt , kenga qe te dhuronte aq shume emocion , pra `me fjale te vogla`ishte kenga fituese e ketij festivali gjithmone sipas mendimit tim , por jo vetem.Pikerisht per shkak te kesaj mardhenie ,per vete faktin se te gjitha mediat e shkruara dhe vizive kishin veteshpallur fituesin, vendosa te mos behem pjese e kesaj loje kaq te piset ,thashethemeve te tipit fiton Flori sepse ka futur gjithe njerezit e tij apo lobingjeve qe nuk kam fjale si ti quaj,vendosa te mos behesha pjese e gjithe kesaj shfaqje teatrale edhe pse u detyrova te mos isha vetvetja.”

Në votimet e këngëtarëve të “Kënga Magjike”, Klajdi dhe Bruno nga “Threedots” e vlerësuan producentin e tyre, Flori Mumajesi, me zero pikë. Ky veprin ngjalli reagime tek fansat e këngëtarëve të cilët dyshuan për një prishje mes tyre.