• |
ide | kryesore

Sadije Berisha zbulon inicialin e të dashurit: “Të zgjodha ty, në çdo rrahje zemre”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Një histori e re dashurie duket se ka rrëmbyer zemrën e ish-bashkëshortes së Shkëlzen Berishës. Pas darkës që gatoi pak ditë më parë për fëmijët dhe të dashurin, Sadija ka bërë publik një tjetër detaj të mashkullit që i qëndron në krah. “C”, me sa kuptohet është gërma e parë e emrit të njeriut, i cili po e bën të lumtur 48-vjeçaren, pas ndarjes me 36-vjeçarin, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Sadije Berisha ka postuar një mesazh dashurie në IG, sipas të cilit, duket kokë e këmbë e dashuruar:

“Të zgjodha ty. Dhe do të zgjedhja ty, gjithmonë. Pa u ndalur, pa dyshim, në çdo rrahje zemre. Do të vazhdoj të të zgjedh ty…” – shkruhet në dedikimin e Sadijes që i drejtohet mashkullit “C”.