• |
ide | kryesore

Pse po e sulmon “Panorama” gjykatësin Stavri Kallço?

I pakategorizuar
Panorama.jpg


Gazeta Panorama, në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, ka ngritur një furtunë ndaj gjyqtarit të Apelit të Korçës, Stavri Kallço. Në disa numra rresht ajo ka denoncuar një shkelje ligji të gjyqtarit, sipas saj, dhe ka shkuar deri aty sa t’i bëjë të ditur atij dhe publikut se ai rrezikon shkarkimin nga detyra dhe ka nxitur nisjen e procedimit disiplinor ndaj tij.

E gjithë historia, sipas “Panoramës”, ka të bëjë me gjykimin e një çështjeje nga Kallço, të cilën, gazeta thotë se ai duhet ta kishte refuzuar, për shkak se në shkallën e parë ajo është gjykuar nga mbesa e tij, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Korçës. “Panorama” citon edhe nenin 16 të ligjit për funksionimin e pushtetit gjyqësor, për të faktuar shkeljen e gjyqtarit. Po a qëndron vërtet shkelja e këtij neni pas sulmit të gazetës Panorama ndaj gjyqtarit? Portali Citynews.al hedh dyshime se pas kësaj fshihet diçka tjetër. Ky portal thotë se Panorama e ka nisur sulmin ndaj gjykatësit Kallço kur pronari i saj, Irfan Hysenbelliu, humbi një gjyq.

gazeta panorama kallco

“Trupa gjykuese e Gjykatës së Apelit në Korçë e përbërë nga Stavri Kallço (kryesues), Sotiraq Lubonja (anëtar) dhe Olsi Vella (anëtar) nuk ka lejuar Irfan Hysenbelliu të rrëmbejë 18455 m2 truall të qytetit të Korçës”, – shkruan portali Citynews. Bëhet fjalë për një pronë publike në përroin e Shetros. Pas këtij denoncimi të portalit Citynews nuk është e vështirë të kuptohet se përse gjyqtari u vu në shënjestër të gazetës së biznesmenit Hysenbelliu.

Ky fakt përbën një tjetër shqetësim për mjedisin në të cilën zhvillohet media në Shqipëri, pasi provon përdorimin e saj për interesa personale të botuesve, duke e kamufluar këtë me denoncime për interesa të publikut. /Lapsi.al/

12314509_10208338200715669_132096744397959910_o