• |
ide | kryesore

Plas sherri mes Beatrix Ramosaj dhe Enca Haxhia

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Ka mjaftuar një foto tallëse që këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj postoi në IG dhe menjëherë mori përgjigjen e 20-vjeçares nga Tirana. Enca Haxhia ka shpërthyer me një mesazh kundër asaj që deri dje e konsideronte shoqe, por kur kolegia e ironizoi me foton ku shfaqet me vithe e gjoks të zmadhuar me photoshop, gjithçka mes tyre duket se mori fund.

“Ishim shoqe derisa të mbyti xhelozia. Por shiko tani sot? Ku je ti? Pa karrierë, pa koncerte, rri në shpi tu fol për mu. Xhelozi e pastër edhe tek koncerti i shkollës kur tentoje të sabotoje prezencën time. E kujtoj që të vetmet herë kur dilje në ballina ishin kur përmendje emrin tim. Po t’i dhuroj 15 minuta të famës, numëroji mirë. Apo nuk din me i mledh ?! Për një fanse timen”– ka shkruar Enca në IG, postim që më pas e fshiu.