• |
ide | kryesore

Portret i “L’equipe”/ Cana: “Kundër Francës do të luaj çerek ore larg shtëpisë sime”

I pakategorizuar
loi.jpg


Gjithçka simbolike nga fillimi deri në fund. Lorik Cana do të jetë në 11 qershorin e ardhshëm i pari kapiten i kombëtares shqiptare që do të luaje në një kampionat evropian. Por këtë e dinim tashmë. Por, mbrëmë mësuam se programi i mbrojtësit të Nantës, që ka kombësi të dyfishtë (shqiptaro- francize), do të fillojë kundër Svicrës, vendit ku ai është rritur dhe do të vazhdojë 4 ditë më pas, kundër vendit që e ka pritur. Ai do ta luajë këtë ndeshje të dytë në stadiumin Velodorom atje ku popullariteti i tij është në kulm.

Gjithçka duket sikur ai e ka telekomanduar këtë short nga tribuna e stadiumit Beaujoire, ku për shkak të një dënimi ai nuk luajti mbrëmë në ndeshjen e Nantës kundër Tuluzës.

“Edhe kundër Zvicrës është e veçantë. Ata kanë shumë futbollistë shqipëtarë”

“Eshtë e kuptueshme qe është e veçantë për mua të marr pjesë në një kompeticion të rëndësishëm, të parin për Shqipërinë, në vendin tim të dytë, dhe për më tepër kundër Francës në Marsejë” ka shpjeguar ai dje në zonën miks pas ndeshjes së Nantës.

“Do të jetë e pabesueshme për familjen time të më shikojë të luaj në stadiumin Velodrom, vetëm çerek ore larg nga shtëpia ime. Eshtë një lojë e fatit. Për më tepër qe ishte edhe një nga dëshirat e mia”.

Në vitin 1992, familja e tij ishte larguar nga Kosova drejt Zvicrës për shkak të luftës në ish Jugosllavi. Në vitin 2000 ajo u bë gati pët tu larguar forcërisht, sepse lufta përfundoi. “Pikërisht në këtë moment mua më mbërriti ftesa e Paris Saint Germain”, tregon Cana për L’equipe. Drejtuesit e këtij klubi u gjendën përballë këtij djaloshi të vetmuar dhe pa leje qëndrimi. “Por u pajisa shpejt me to dhe më pas bëra të mundur që të vijë edhe lamilja ime” i tregonte në shtator gazetës L’equipe, Cana (shënim i Lapsi.al).

Në këtë kohë Loriku është 17 vjeç. Ai u bë një pikë referimi për familjen e tij. Dhe tre vjet më pas luan ndeshjen e parë në ligën francize. Stili i tij pëlqehet në Parkun e Princave. Por më humë pëlqehet në stadiumin Velodrom, kur ai iu bashkua Marsejës në vitin 2005. Pikërisht në Marsejë ku ai ka një shtëpi dhe ku për pak u rikthye në fillim të këtij sezoni. “Kur isha i vogël në Zvicër unë isha tifoz i Marsejës. Aty unë kam kaluar vitet më të bukura të karrierës sime. Të vishja bluzën dhe të mbaja shiritin e kapitenit, ishte si një ëndër që u bë realitet”.

Por Loriku thotë se ai nuk kishte shumë dëshirë të ndeshej me Francën. “Kishte mundësi më të mira në vazon e parë. Unë shpresoj se ne do të fitojmë ndeshjen e parë dhe më pas do të ndajmë një barazim mes nesh” thota ia për L’equipe (Lapsi.al).

Simbol ose jo, Lorik Cana mbetet një luftëtar. Ai paralajmëron. “Ne kemi një skuadër me lojtarë që po rriten dhe një trajner që i përgatit shumë mirë ndeshjet”.

Baba i një djali, Bojkenit, që nga shtatori i kaluar, ai kënaqet tashmë me ketë short të turit të parë midis miqsh: “Do të jetë interesante edhe ndeshja e fillimit ndaj Zvicrës. Ata kanë shumë futbollistë shqiptarë”.

(Botuar sot ne gazeten sportive L’equipe/Perkthimi Lapsi.al)