• |
ide | kryesore

Pse mediat kosovare po e sulmojnë Enca Haxhian?

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Një furtunë sulmesh është ngritur së fundi kundër këngëtares 20-vjeçare nga Tirana. Portalet kosovare duket se janë organizuar, për të shembur atë që vetë ngritën përgjatë dy viteve të fundit, fenomenin social Enca Haxhia.

"Ka probleme serioze”, – shkruajnë mediat e kosovës për Encën, formave të së cilës, deri dje i thurnin lavde. “I dështon koncerti”, – është një tjetër shkrim i shoqëruar me dy foto ku shihen shumë pak njerëz. “Enca i ka fryrë buzët”, – titull tjetër në valën e sulmeve që duken qartë të dirigjuara.

Shkrimet kundër Encës nisën menjëherë pas publikimit në mediat online, të listës së artistëve që do të paguhen më shumë për shfaqjen e natës së Vitit të Ri, ku Enca vlerësohej me shifrën 10 mijë euro. Nuk dihet se kush qëndron prapa kësaj xhelozie, ndërsa nga ana tjetër, as 20-vjeçarja shqiptare duket se nuk e ka vrarë mëndjen, të japë ndonjë reagim.