• |
ide | kryesore

Stefi Prifti thumbon kolegët: Vëllai im duhej vlerësuar në “Kënga Magjike”!

Arkiva, Paparazzi
endri stefi.jpg


Kantautori i njohur, më i madhi i vëllezërve korçarë, nuk ka duruar më gjatë, teksa ka shpërthyer në një status në facebook për votimet në “Kënga Magjike”. Stefi Prifti, gruaja e të cilit u nda nga jeta pak ditë më parë, nuk pati mundësi të marrë pjesë këtë vit së bashku me Endrin, por ky fakt, nuk e ka penguar ta vlerësojë si artist vëllain e tij të vogël:

“Nese flasim, apo bejme nje kritike artistike me pak fjale, kater jane komponentet themelore qe perfaqesojne gjinine e kenges.
1. Melodia (kompozimi)
2. Teksti
3. Orkestracioni
4. Interpretimi
E, miq dhe kolege te dashur, asnje kenge tjeter ne Kenga Magjike 2015 nuk i kishte, te gjitha bashke, ne nivelin e kesaj kenge, Kenga e fundit, me autor Endri Prifti dhe orkestrim Gent Myftaraj. Te gjithe keni gabuar, si gjithmone…! Por ky rast ka qene shume flagrant dhe antiprofesional, antindjenje dhe i paskrupullt. Publik i dashur, perqafime pafund! Jeni e vetmja mbeshtetje qe kemi, ne muzike dhe jet”, – shkruan Stefi Prifti.