• |
ide | kryesore

Beatrix Ramosaj vazhdon tallet me Encën: “Kujt t’i djegë le ta mbajë”

Arkiva, Paparazzi
encaaa beatrix.JPG


Sherri virtual që ndezi gjakrat mes dy ish-shoqeve të dielën e shkuar, duket se ka mbetur ende i pasqaruar.  Pavarsisht tërheqjes së Encës, e cila fshiu postimin ku akuzonte Beatrix Ramosajn si xheloze të sëmurë, kjo e fundit, përveç se vazhdon ta mbajë foton provokuese në IG, ka reaguar sërish kundër asaj që talli, kur deformoi trupin me ‘photoshop’.

 “Me anë të asaj fotoje doja të demaskoja vetëm fenomenin e fotoshopit që po na përpin të gjithëve. Nuk kam asgjë me askënd, kujt ti djeg le ta mbajë”, – është shprehur konkurentja e “Dancing With the Stars” për Opinion, duke lënë të kuptohet se sulmi ka qenë pikërisht për Encën, e cila menjëherë i dedikoi një mesazh Trixës, ku e konsideronte “një fanse”.

“Ishim shoqe derisa të mbyti xhelozia. Por shiko tani sot? Ku je ti? Pa karrierë, pa koncerte, rri në shpi tu fol për mu. Xhelozi e pastër edhe tek koncerti i shkollës kur tentoje të sabotoje prezencën time. E kujtoj që të vetmet herë kur dilje në faqe të parë ishin kur përmendje emrin tim. Po t’i dhuroj 15 minuta famë, numëroji mirë. Apo nuk din me i mledh ?! Për një fanse timen”– shkruante Enca në postimin që solli sot reagimin e Beatrix Ramosaj.