• |
ide | kryesore

Luana nxjerr bllof mediat, ja si është e vërteta e videoklipit të ri

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Rubrikat rozë të portaleve shqiptare raportuan këtë fundjavë një medemek surprizë, që prezantuesja e Top Channel po përgatit për fansat e saj. Referuar disa fotove në ‘Snapchat’ ku Luana shfaqej në xhirimet e një videoklipi, mediat thanë me siguri se bjondja sexy është në setin e xhirimeve të hitit të ri. Por me sa duket, e gjitha ka qenë një provokim, për të nxjerrë bllof ato që shesin në emër të Luanës. Skenat e xhirimeve të Luanës përpara mikrofonit janë filmuar gjatë kohës kur stafi i Top Channel punonte për këngën tradicionale të fundvitit. Pra, Luana ka qenë duke regjistruar pjesën e vetë të këngës teksa luante me ndjekësit e saj në ‘Snapchat’. Për sa i takon këngës që Top Media do të përshëndesë këtë vit shikuesit, Lapsi.al mësoi se bëhet fjalë për një version shqip të “Heal the ëorld”, nga Michael Jackson.