• |
ide | kryesore

Nisin bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE. Shqipëria ende shumë hapa pas

I pakategorizuar
ser-eu.jpg


Bisedimet e anëtarësimit midis Beogradit dhe Bashkimit Evropian do të nisin sot me hapjen e shumëpritur të dy kapitujve kryesorë të negociimit, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
 
Në vitin 2013, Prishtina dhe Beogradi nënshkruan nën drejtimin e BE-së një marrëveshje normalizimi pas shkëputjes së Kosovës në vitin 2008, që i mundësoi Serbisë marrjen e statusit së vendit kandidat për hyrjen në Bashkimin Evropian në janar të vitit 201, raporton Atsh.
 
Në muajin gusht, një marrëveshje plotësuese për rregullimin e disa çështjeve që mbeteshin ende pezull, përfshirë çështjen e energjisë, telekomunikacionit dhe krijimin e një asociacioni të komunave serbe në Kosovë, u përfundua nën kujdestarinë e BE-së.
 
Kjo marrëveshje i hapi rrugën nisjes së kapitujve të negociatave nr. 32, mbi kontrollin financiar dhe nr. 35 mbi thellimin e normalizimit të marrëdhënieve diplomatike serbo-kosovare, gjatë një konference ndërqeveritare që pritet të nisë sot pasdite në Bruksel.