• |
ide | kryesore

Vazhdon “përralla” e Leicester, mposht edhe Chelsea dhe udhëheq në Angli (video)

I pakategorizuar
aededede.jpg


Leicester City është kthyer në krye të Premierligës, pasi ka mposhtur kampionin aktual Chelsean me rezultat 2:1. Edhe një herë tjetër vendimtar në fitoren e Leicesterit ishin dyshja më e mirë e kampionatit shqiptar këtë edicion, Jamie Vardy dhe Mahrez, të cilët shënuan nga një gol. Në anën tjetër, golin e vetëm për Chelsean e shënoi sulmuesi francez, Loic Remy, gol ky i pari për të këtë edicion. Pas kësaj fitoreje Leicester kthehet në vendin e parë me 35 pikë, 2 më shumë se sa Arsenali në vendin e dytë, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e 16-të me 15 pikë, 1 pikë larg rënies në Championship. /Express