• |
ide | kryesore

Vëllezërit korçarë në krah të Aurelës: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Endri Prifti duket se ka marrë stafetën e vëllait të tij, Stefit, i cili pak ditë më parë kritikonte votimet e kolegëve në Kënga Magjike. Deklarata e vëllait të madh korçar ku lartësonte këngën e më të voglit, u interpretua në media sikur Stefi ishte kundra fitores së Aurelës. Por, tashmë gjërat duket se janë qartësuar, pasi vëllezërit korçarë dhe motra nga Vlora shihen më të bashkuar se kurrë, në një tavolinë duke ngritur dolli.

“Zonja , zonjusha dhe zoterinj te nderuar. Jane shkruar shume , jane thene shume dhe jane perfolur shume disa postimet tona ne fcb. Eshte nje shprehje popullore qe thote. Qente le te lehin , karvani ecen perpara. Kush do te paguaje faturen , ne sjemi kondra. Mos u zini o dreqer , eshte fund viti dhe jemi prane festave. Ju urojme te gjitheve shendet , dashuri dhe lumturi.” – shkruan Endri Prifti për ato që me sa duket i quan keqkuptime.