• |
ide | kryesore

Alkooli shkrin akujt mes Violes dhe Robertit

Arkiva, Paparazzi
viola robi.JPG


Bjondja e “Dance With Me” dhe anëtari i jurisë së spektaklit të kërcimit, u pajtuan! Pas natës gjysmë finale të së hënës, Viola Spiro dhe Robert Aliaj, të njohur publikisht për sulmet e ndërsjellta, janë parë më pranë se kurrë njëri-tjetrit, në ‘after-party’-n e organizuar tek “Whiskey Bar” në Bllok. Burime për lapsi.al, thanë se pas konsumimit të disa gotave, atmosfera është nxehur dhe hatërmbetjet janë lënë pas. Fotot e botuara në media një ditë më pas, dëshmojnë paqen e vendosur mes atyre, të cilët nuk lanë gjë pa i thënë njëri-tjetrit.