• |
ide | kryesore

Korçë, arrestohet një grua që shiste heorinë

I pakategorizuar
kokaine.jpg


Policia e Korçës arreston një 43-vjeçare, e cila dyshohet se shpërndante drogë. Diana Rizvani u arrestua pas informacioneve të të siguruara në rrugë operative.

Nga kontrolli i banesës së kësaj shtetase, në lagjen nr 8, në Korçë, rruga ‘Xhafer Cenko Lubonja’ u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Heroinë, ku tre doza ishin të përgatitura për t`u shitur, ndërsa doza tjetër (brenda në qese) kishte një sasi më të madhe dhe ishte ende e pandarë”, sqaron policia lokale. 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë,  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /LAPSI.AL/