• |
ide | kryesore

Erioni kopshtari dhe Ajola lulja, ja urimi i veçantë i bashkëshortes së kryebashkiakut

Arkiva, Paparazzi
114.png


Mes urimeve e një dite festive ditëlindjeje, qershia mbi tortë ishte dedikimi i bashkëshortes 32-vjeçare për të shoqin, kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

Ashtu siç bën çdo vit, edhe në këtë 36-vjetor, Ajola Xoxa postoi urimin e saj në IG, ku një shprehje me kopshtar e lule, ia përshtati sebepit: “Le të jemi mirënjohës për njerëzit që na bëjnë të lumtur; ata janë si kopshtarët simpatikë që bëjnë të çelin shpirtrat tanë”, – është mesazhi që shoqëroi foton ku çifti shfaqet pranë, e të buzëqeshur.