• |
ide | kryesore

Festa e fundvitit, Linda nis pa Edin darkën me gazetaret

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Mbrëmja tradicionale festive e organizuar nga çifti kryeministror bëri bashkë këtë të premte në restorant "Piazza", femrat e gazetarisë. Darka e shtruar nga Linda dhe Edi Rama, ndryshe nga vitet e shkuara ka nisur pa prezencën e kryeministrit i cili mësohet se pati përplasje axhende me "Ballon Presidenciale", që po mbahet njëkohësisht. Megjithatë, lapsi.al mësoi se Edi do t'i bashkohet në një moment tjetër festës me gazetaret, të cilat thuhet se e kanë pritur me padurim këtë mbledhje. Nga eksperienca e viteve të shkuara, më të zhurmshmet e mediave kanë treguar se janë ndarë me kujtime të paharruara nga ndodhitë e darkës, me çiftin Linda – Edi Rama, ku ky i fundit ka mbajtur gjallë tavolinën./lapsi.al/