• |
ide | kryesore

Rita Ora padit në gjykatë Jay Z, kërkon pavarësinë nga Roc Nation

Arkiva, Paparazzi
rita jay z.jpg


25-vjeçarja e cila prej dy vitesh po dështon me debutimin e saj artistik në Shtetet e Bashkuara, mësohet se ka paditur në gjykatën amerikane, bosin e shtëpisë diskografike Roc Nation, me të cilën nënshkroi kur ishte vetëm 18 vjeçe. Rita Ora ka ngritur padi kundër studios së Jay Z, për mungesë përkrahje në karrierë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Bazuar në ligjin Kalifornian “shtatë vjeçar”, nga i cili kanë përfituar në të shkuarën Olivia Newton kur u nda nga Warner Brothers, apo Thirty Seconds to Mars që shkëputi marrëdhëniet me ish-shtëpinë diskografike, Rita Ora kërkon pavarësinë nga Roc Nation, me arsyetimin se nuk është promovuar siç duhet në SHBA.