• |
ide | kryesore

Kush është politikani që ftoi në festën private spikeren me gjoks zbuluar?

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Prezantuesja e lajmeve e cila njihet për paraqitjen “hollshëm” në ekran, ka qenë para pak ditësh e ftuara speciale në ditëlindjen e një politikani shqiptar. Greta Hoxha ka rrëfyer për Panorama, eksperiencën në festën e organizuar diku jashtë Tiranës, por duke mos treguar se për cilin personazh bëhet fjalë.
“Puna ime është e pozicionuar në studio dhe më bën që kontaktet me personat e jashtëm t’i kem të rralla. Por nuk do të doja të lija pa përmendur, ku para pak ditësh një personazh i politikës kishte ditëlindjen dhe për mua kishte një ftesë speciale.

Normalisht e pranova me kënaqësi. Madje i bëra dhuratë një video-mesazh, ku sipas tij ishte dhurata më e bukur që kishte marrë. Nuk mund të përmend emra…S’e njihja personalisht, pasi nuk jam afër politikës. E njihja vetëm nga ekrani, edhe ai mua.

Në video i urova ditëlindjen, ndërkohë që isha e pranishme në festën që organizoi diku jashtë Tiranës’’, – ka treguar vajza e cila ekspozon gjoksin pa të brëndshme teksa shfaqet në ekranin e “Zjarr Tv”.