• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi me Partizanin dhe Skënderbeun? (video)

I pakategorizuar
largea_partizani13937767931.jpg


As parashikuesit më të mirë të basteve nuk e kishin parashikuar një humbje të dy kryesuesve të kampionatit shqiptar. Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës, kur u luajtën ndeshjet e fundit për këtë vit.  Çfarë ndodhi me Partizanin dhe Skënderbeun që e mbyllën këtë vit në mënyrën më të keq duke humbur sfidat e luajtura.

Korçaret u rërzuan në Vlorë përballë Flamurtarit. Bregdetarët triumfuan 3-1 gjatë një 90-minutëshi të interpretuar pothuajse në perfeksion dhe të frymëzuar nga mesfushori Bedri Greca, i cili ishte protagonist në të 3 golat e shënuar nga kuqezinjtë që sigurojnë suksesin e dytë rresht pas fitores së pak ditëve më parë në Ballsh. 3 pikë që mbushin me oksigjen Flamurtarin pas problemeve të shumta në muajt e parë të këtij sezoni, ndërsa korçarët janë të detyruar ta pranojnë këtë humbje që gjithsesi nuk ua heq titullin e kampionit të dimrit.

Flamurtari-Skënderbeu (Përmbledhje)

Flamurtari-Skënderbeu (Përmbledhje)

Posted by Digitalb on Wednesday, December 23, 2015

Në krahun tjetër Krishlindjet i buzëqeshin Teutës që gjen te një supergol i Lukic “dhuratën” e fundvitit. Fitoren 0-1 ndaj Partizanit në “Qemal Stafa” me të kuqtë që nuk arrijnë të përfitojnë nga hapi fals i rivalëve të Skënderbeut. Partizani pëson humbjen e dytë radhazi ndërsa bregdetarët ngjiten në vendin e tretë dhe e mbyllin 2015 në zonën europiane. Për tu shënuar është nisja e takimit me 15 minuta vonesë për shkak të mungesës së energjisë elektrike në “Qemal Stafa”.

Partizani-Teuta (Përmbledhje)

Partizani-Teuta (Përmbledhje)

Posted by Digitalb on Wednesday, December 23, 2015

 

Në takimet e tjera bie në sy fitorja e dytë radhazi për Vllazninë që fitoi 3-2 ndaj Bylisit dhe ajo e Tiranës 0-1 në Kukës. 

Kukësi-Tirana (Përmbledhje)

Kukësi-Tirana (Përmbledhje)

Posted by Digitalb on Wednesday, December 23, 2015