• |
ide | kryesore

Kryeredaktori i “Shekulli”: Nuk jam “palaço oborri”, Rama të begenis

I pakategorizuar
IMG_20151228_141727_edit.png


Kryeredaktori i gazetës "Shekulli" Arben Rozhani i ka kushtuar sot një opinion darkës së mbrëmshme të kryeministrit duke iu kundërvënë shkrimit të Fatos Lubonjës një vit më parë që i quante "palaço oborri" ata që merrnin pjesë në të. Sipas tij Lubonja nuk ka të drejtë se mund të kishte shkuar në pallatin mbretëror dhe tia thoshte Ramës gjërat në sy. 

Për të përligjur këtë Rozhani krahason pritjet e Ramës me ato të Berishës. Dhe ai është shumë i kënaqur që Rama i begenis të gjithë njësoj ndërkohë që Berisha begeniste vetëm Klanin. Ja seç shkruan ai: "Tre vite më parë isha në pritjen e fundit që organizonte Sali Berisha si kryeministër. Nuk kishte as batuta, as komente, as fjalime të përgatitura. Ishte njëshi i ngulur në pjesën qendrore të sallës kryesore, i rrethuar nga mediabërësit pranë pushtetit të asaj kohe (fiks ata që ishin sërish edhe mbrëmë në atë sallë, në një radhë me të tjerët), ndërsa të tjerët që guxonin dhe përfitonin të rrëmbenin një trokitje gote, apo një përshëndetje. Ftohtësia hijerëndë e Pallatit të Brigadave nuk mbushej as nga ritmet e muzikës, as nga kallaballëku i mediabërësve, të njëjtët që ishin edhe mbrëmë në po atë vend. Edi Rama është ndryshe. Të begenis, nuk përton të ngrihet dhe të shkojë në çdo tavolinë, të trokasë gotën me seicilin të ftuar dhe të kthehet sërish te tavolina e tij, rrethuar nga femrat e medias së shkruar dhe vizive".

Si përfundim begenisja është ajo për të cilën vuajnë gazetarët.