• |
ide | kryesore

Merkel rrok një tjetër çmim, AFP e shpall personalitetin më me ndikim të vitit

I pakategorizuar
4960e77b-13fd-4c29-b05f-a7fa07470dfb_16x9_788x442.jpg



Pasi revista Time e shpalli si njeriun e vitit, tashmë është agjensia franceze e lajmeve AFP që e vlerëson kancelaren Angela Merkel si personi më me ndikim në vitin 2015.

Edhe në këtë rast kacelarja gjermane është vlerësuar për rolin e saj në menaxhimin e krizës së refugjatëve.

Merkel la pas presidentin rus Vladimir Putin, i cili mban vendin e dytë, ndërsa i treti është renditur Papa Françesku.

Në vend të katërt qëndron kreu i ISIS Abu Bakr al-Baghdadi.

Lista vijon më pas me kandidati republikan të nominuar për president të Amerikës, Donald Trump, kryeministri grek Alexis Tsipras, si dhe sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry dhe ministri iranian të Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif. /LAPSI.AL/