• |
ide | kryesore

Gazeta “Dita” heq shkrimin ku lajmëronte shkarkime në mediat e Irfanit

I pakategorizuar
1188.jpg


Gazata “Dita” raportonte sot në mbrëmje për lëvizje në radhët e drejtuesve të televizionit “News 24” dhe gazetës “Panorama”, media këto të biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

Në shkrim thuhej se Irfan Hysenbelliu lëvizi nga drejtimi i televizionit “News 24” vëllanë e tij, Kasem Hysenbelliu dhe drejtorin e inoformacionit, Enton Abilekaj.

Në vend të tij shkoi me urgjencë drejtori i “Panoramës”, Andi Tela. Ndërsa drejtimin e gazetës e mori Ardit Çela, ish-drejtori i Postës Shqiptare dhe Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në LSI.

Sipas “Dita”, këto lëvizje kanë në bazë një konflikt mes vëllezërve Hysenbelliu. Por çuditërisht lajmi është hequr nga faqja në web e gazetës disa minuta pas publikimit./LAPSI.AL

Linku ku ishte postuar shkrimi http://www.gazetadita.al/tension-dhe-levizje-drejtuesish-ne-panorama-dhe-news-24/