• |
ide | kryesore

Mihajlovic flet pas humbjes së Milan

I pakategorizuar
Miha-653x420.jpg


Milani e ka nisur vitin e ri me një rezultat zhgënjyes, duke u mundur në shtëpi 1-0 nga Bologna e ish-milanistit Roberto Donadoni. Pavarësisht sezonit negativ trajneri Mihajlovic ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe se beson akoma te një kualifikim në Champions.

“Kemi gabuar shumë, por lojtarët luajnë gjithmonë për të fituar. Unë nuk ka menduar në asnjë moment të dorëzohem”.   “Irritimi i tifozëve? I kuptoj, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të gabojmë sa më pak të jetë e mundur. Jemi të parët të cilëve na vjen keq, por duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Objektivi i vërtetë i Milanit është të luftojë për një vend në Champions League dhe të fitojë Kupën e Italisë. Merkato? Do të flas për këtë me klubin”, – ka përfunduar trajneri i kuqezinjve. /telesport/

 

FT – VIDEO (Serie A): A.C. Milan 0-1 Bologna Fc 1909Goal [HD]

Posted by Football Goals & Highlights on Wednesday, January 6, 2016