• |
ide | kryesore

21 janari/ Si kanë ndryshuar ata që folën 5 vite më parë

I pakategorizuar
maxresdefault1.jpg


Shumë nga personazhet që folën pesë vite më parë, menjëherë pas masakrës së 21 Janarit, sot kanë ndryshuar qëndrim. Pikërisht për këtë, 5 vite më pas emisioni Opinion ka ritransmetuar të mërkurën në mbrëmje ato që kanë thënë flakë për flakë Majlinda Bregu, Artur Zheji, Preç Zogaj dhe Fatos Lubonja.

Më e ashpër në këtë emision të 21 janarit 2001 ka qenë ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Ajo që sot në opozitë nuk ka përdorur as një të njëqindën e kësaj artilerie të rëndë ndaj Ramës, 5 vite më parë dëgjohej të thoshte se "Rama do të shkojë në burg, Rama do të mbajë përgjegjësi, ai di të ndjellë vetëm vdekje dhe zi, ai është i papërgjegjshëm, ai qeshi kur filloi dhuna". Refreni i Majlindës ishte ai që diktoi Berisha në atë kohë: "ne i nxorrëm në rrugë, por ju i vratë. T'i i preve në besë se je verior", i tha ajo Preç Zogajt. Por asnjë nga këto fraza, që Bregu i artikuloi me pathos atëherë, nuk është dëgjuar t'i përsërisë më sot.

Në qëndrimin e vijës së ashpër u barrikadua edhe Artur Zheji. Kishte një skenar që të arrihej tek të vrarët, pati thënë ai. Kryefjala e qëndrimeve të tij qenë protestuesit e përdorur nga opozita që nxinë imazhin e Shqipërisë në CNN dhe BBC. Ai i quajti demonstruesit "një grup që dhunoi policinë që rrinte pasive".

"Zheji kjo që bën ti është e ndryrë, hipokrite dhe në mbrojtje të vrasësve", i tha Zogaj kolegut të tij që e kërkonte të gjithë fajin tek ata që u vranë dhe jo tek ata që vranë. Por sot Zheji wshtw shumw mw pranw atyre qw dje i quajti si skenaristw tw ngritjes nw pushtet pwrmes tw vdekurve.

Nga ana e vet, Preç Zogaj, i cili akuzonte ata që qëlluan mbi protestuesit, ka harruar me kalimin e viteve denoncimin e atyre që vranë. Ai tashmë është rreshtuar me kauzën e tyre sot në opozitë, pikërisht tw atyre që e quajtën si njeri që familjarët e të vrarëve e kishin nxjerrë jashtë nga spitali.

I vetmi që mbajti një qëndrim të ekuilbibruar, duke i thënë secilës nga palët të vërtetat e saj ishte Fatos Lubonja ,i cili i qëndron pak a shumë nw koherencë të tw njëjtave qëndrime që mban edhe sot.

Pikërisht për të bërë këto krahasime ishte mirë që Opinion i ritransmetoi ato që të ftuarit e tij thanë fiks 5 vite më parë. /Lapsi.al/