• |
ide | kryesore

Arrest me burg për tre vrasësit me pagesë në Durrës, njëri prej tyre kërcënon gazatarët

I pakategorizuar
sdgsdgd.JPG


Nën masa të rrepta sigurie tre të arrestuarit në Durrës si vrases me pagesë kanë dalë para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në përfundim gjykata vendosi “arrest me burg” për të tre të arrestuarit; Dritan Nikolli, Bruno Shehu dhe Gazmend Dervishi.

Ky i fundit kërcënoi edhe gazetarët në sallë, që të mos e filmonin. Në sallë nuk është lejuar asnjë prej familjarëve të tyre. Asnjë prej tre të akuzuarve nuk kishin pajtuar një avokat. Ata u mbrojtën me avokat kryesisht të përcaktuar nga gjykata.

Ndaj tyre rëndon akuza “ vrasje në tentativë”, “vrasje në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Të tre këta persona po planifikonin vrasjen e një personi në Manzë të Durrësit.

Ata ishin paguar me një shumë prej 10 mijë eurosh. Policia arriti në kohë të parandalonte atentatin./LAPSI.AL/