• |
ide | kryesore

Cikalleshi asist “të artë” në Turqi (video)

I pakategorizuar
Cikalleshi-470x414.jpeg


Sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi ka shkëlqyer me aktivizimin e tij në skuadrën turke të Basaksehirit. Ndeshja e vlefshëm për Super Ligën turke mes Basaksehir dhe Kasimpasa përfundoi me rezultatin 1-1 mbrëmjen e së hënës.

Fillimisht, miqtë e Kasimpasas kaluan në avantazh në minutën e parë shtesë në 45′ e para. Pas pësimit të golit, skuadra vendase bëri tre zëvendësime, ku njëri prej futbollistëve të futur në fushë ishte edhe Cikalleshi.

Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 68′ të pjesë së dytë. Rreth 10 minuta pas aktivizimit, Cikalleshi dha një asist për Viskan nga krahu i majtë – të cilin ky i fundit e shndërroi në gol.

Ky ishte edhe goli i vetëm i skuadrës së tij në këtë takim që shmangu edhe humbjen në shtëpi, dhe që i dha një pikë të vlefshme Basaksirit, duke e mbajtur në vendin e katërt në kuotën e 33 pikëve, po aq sa Gallatasarai.