• |
ide | kryesore

Një aktor britanik do të luajë rolin e Michael Jackson (foto)

Arkiva, Paparazzi
Michael-Jackson-650x358.jpg


Është përzgjedhur aktori që do të luajë rolin e legjendës së muzikës pop në komedinë e shkurtër televizive.

‘Elizabeth, Michael and Marlon” është filmi më i ri që është në plan të realizohet nga televizioni britanik Sky.

Filmi i shkurtër do të tregojë për udhëtimin e treshes së famshme Elibath Taylor, Michael Jackson dhe Marlon Brando për në shtëpinë e tyre pas sulmeve terroriste të vitit 2001, transmeton lajmi.net.

Rolin e Jackson është përzgjedhur ta luajë aktori Joseph Fiennes dhe reagimet e para menjëherë kanë ardhur.

Shumica kanë akuza për racizëm, pasi kjo përzgjedhje ‘nuk është e drejtë’ sepse aktori është i bardhë ndërsa Michael Jackson ka qenë një njeri me ngjyrë.

Por të tjerët po e arsyetojnë këtë zgjedhje sepse në vitet e fundit të jetës së tij, kur kjo ngjarje ka ndodhur, atij në të vërtetë i është ndryshuar lëkura dhe ai ka qenë i bardhë./lajmi.net/

Joseph Fiennes Michael Jackson Movie

Joseph Fiennes Michael Jackson