• |
ide | kryesore

Ledioni flet për telefonin, e krahason me organin seksual

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Moderatori i TCH ka dhënë së fundi një intervistë për revistën Shije ku tregon për marrëdhënien me ushqimin, gatimet dhe pjatat e preferuara. Krahas specialiteteve që thotë se di të përgatisë, Ledion Liço, rrëfen për raportin me të fejuarën, Sara Hoxha, me të cilën shkëmbejnë nga porositë e njëri-tjetrit nëpër restorante. Por, krahasimi që tingëllon si qershia mbi tortë në artikullin e botuar në shije.al, është pjesa kur prezantuesi i “The Voice” flet për telefonin në tavolinë:

“Besoj se të kesh telefonin mbi tavolinë kur ha, është po aq e paedukatë sa të vendosësh organin tënd seksual mbi tavolinë. Mundohem ta shmang sa më shumë të jetë e mundur, edhe pse është bërë mision i pamundur në kohët që po jetojmë.” – shprehet Ledioni.