• |
ide | kryesore

Pse u revoltua Ledioni me mediat shqiptare?

Arkiva, Paparazzi
ledionlico-690x388.jpg


Moderator i “The Voice” ka mini-shpërthyer përmes një postimi në IG, ku siç duket, i frymëzuar nga filmi kandidat për Oscar, “Spotlight”, gjeti momentin të dalë hapur kundër mediave shqiptare.

I fejuari i pronares së Top Channel, me pak fjalë, merr si shembull historinë e një grupi gazetarësh investigativë amerikanë, të cilët me punë e përpjekje arritën të trondisin themelet e kishës katolike, pasi zbuluan skandalin e abuzimeve seksuale që priftërinjtë e kishës së Bostonit, u bënin fëmijëve. Ledioni për gazetarinë e filmit thotë se është e vërteta, ndërsa sipas asaj që shkruan, lapsat (lapsi.al?), bombat (newsbomb?) dhe statuset e facebook, që me gjasë i referohet denoncimit të gazetarit Mane pak kohë më parë mbi lidhjen e jashtëligjshme të energjisë në banesën e tij… këtë gazetari ai e përçmon! Nuk dihet se për çfarë arsye bjondi i ekranit shprehet hatërmbetur me mediat shqiptare, por reagimi i prezantuesit të bën të reflektosh… Në fakt, duket si një ftesë, kur në të ardhmen gazetarët shqiptarë të shkruajnë për të, t’i futen kërkimeve, se ndoshta ashtu si kolegët amerikanë mund të gjejnë të vërteta, të cilat ashtu si tek “Spotlight”, mund të trondisnin themelet e TCH.