• |
ide | kryesore

Andresa: “Fëmijët e politikanëve më ofenduan, më shanë zezake”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Braziljania Andresa Ambrosio ka folur në një intervistë për jetesën e saj 6-vjeçare në Shqipëri. Ish-balerina e rekrutuar prezantuese nga Ardit Gjebrea ka rrëfyer për GSH, se këtë vit po planifikon dasmën dhe momentalisht janë duke konsultuar detajet e fundit me bashkëshortin italian, Mirko. Por, përvoja e Andresës në vendin tonë duket se nuk ka qenë gjithnjë shkëlqyese, siç e shohim çdo të dielë në ekran. E pyetur për ndonjë moment të sikletshëm racizmi, kur shqiptarët janë sjellë keq me të, prezantuesja e Tv Klan tregon: "Po, më ka ndodhur vetëm në një rast. Unë hyra në një lokal për të marrë diçka, nisën të më ofendojnë. Fillimisht nisën të thoshin ‘Telebingo’, por më pas filluan të më thoshin zezake dhe mbeta pak e ofenduar. Megjithatë, gjithçka kaloi, sepse në fund të fundit nëse janë fëmijë politikanësh, dmth., që atë shembull kanë marrë." – është shprehur braziljania. A i njihnit se fëmijët e cilit politikani ishin? "Jo nuk i njihja, por pronari i lokalit më tha që janë fëmijë të politikanëve të famshëm këtu në Shqipëri." – ka thënë Andresa.