• |
ide | kryesore

Ermal Mamaqi frymëzohet nga kryetarja e FRESSH/ Anketë, ku doni të zgjoheni në mëngjes

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Edhe Ermal Mamaqi nuk ka rezistuar pa u marrë me fjalimin e kryetares së FRESSH, Joleza Koka. Aktori i njohur dhe drejtuesi i show “7 ditë pa Ermalin”, mesa duket ka mbetur i impresionuar nga itinerari i ngjeshur i Kokës, e cila ka kërcyer me Blendi Klosin, është zgjuar në pallatin e Saimir Tahirit dhe ka parë nga afër Erion Velinë.

Mamaqi menjëherë ka shpallur një anketë në faqen e tij në facebook, ku u kërkon ndjekësve të tij t’u përgjigjen pesë alternativave të mëposhtme:

Në pallatin e kujt do doni të zgjoheshit?

1. Në pallatin e Saimir Tahirit
2. Në zyrën e Erion Veliajt
3. Në Surrel, në vilën e Edi Ramës
4. Në strofkullën e Erion Veliajt
5. Në fermën e Gjergj Bojaxhiut