• |
ide | kryesore

Julian Deda i del në mbrojtje Jolezës?

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Një reagim për Kokën e të rinjve socialistë e pati dhe një nga demokratët më aktiv të mediave sociale. Aktori Julian Deda u duk sikur i doli në mbrojtje 25-vjeçares e cila pak ditë më parë ngriti një furtunë sharjesh e ofendimesh, pas fjalimit të komentuar “tapë”, nga bashkëmoshatarët e saj. Por, nëse lexon më poshtë se fjalitë e para ku Julian Deda shpreh habinë me ata që iu sulën, kupton se e gjitha është një ironi, ku këshilltari demokrat përpiqet të heqë paralele mes Jolezës dhe “modelit” të saj, kryetarit Veliaj. Ja çfarë shkruan aktori në facebook:

“Nuk e kuptoj pse i jeni versulur te gjithe me statuse dhe jo vetem, asaj çupes se FRESSH..?!? Çfare populli jeni more aman? Çfare tha ajo, qe te meritoje kete ortek fjalesh dhe talljesh? Le ta riformulojme situaten.
Ajo ishte pak e pire, e çfare pasaj? Ajo tha se fjeti diku dhe u zgjua diku tjeter, edhe çfare pastaj? Ajo çuditi edhe ministrin me ato qe tha, duke na vertetuar se edhe mund te jene fjale dhe situata qe askush nuk ka degjuar te flitet per to ose ne gjuhe popullore rrena. Pra ajo genjen, e ku qendron problemi ketu? Pse, vetem per kaq duhet shenjestruar nje çupe, qe duke qene e komanduar ndoshta i lind si nevoje per te bere kete performancen alla Erion, medemek si vajze e lirshme. U çuditet ju? Po ajo eshte logjika, me te cilen funksionon i gjithe sistemi i burimeve njerezore ne ate organizate, nen moton “ha, pi, fli dhe boj qef. Osht i sham ai qe punon”.
P.s. Kur pash fytyren e Tahirit, po mendoja qe, kush e di sa here e ka bere ate fytyre ne mbledhjet e PS kur fliste Eri…!?!” – përfundon Julian Deda.