• |
ide | kryesore

Pse Kerry takon vetëm Ramën dhe Bashën

Arkiva, Ide
bejtjaa.jpeg


Pikërisht rreth dy vjet më parë, unë e adhurova Sekretarin e Shtetit John Kerry që, po në muajin shkurt, foli për rrezikun e Oligarkisë në Ballkan. Ishin fjalë që në fakt i kam dëgjuar nga Fatos Lubonja për gati 20 vjet, por, kur i dëgjon nga goja e një Sekretari Shteti, shpresa të qëndron ende në tablo, nuk të zhduket.

Edhe pse u thanë në vigjilje të krizës në Ukrainë, ato fjalë kanë qenë, janë dhe, me sa duket, fatkeqësisht, do të jenë aktuale për një kohë edhe më të gjatë. “Aspiratat e qytetarëve përsëri po nëpërkëmben nga korrupsioni, nga interesat e oligarkëve, të cilët përdorin paratë për t’i marrë frymën opozitës politike, për të blerë politikanë dhe median, si dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit e të shoqërisë civile”. Të gjitha këto fjalë e të tjera në këtë frymë u thanë nga Kerry në një konferencë për sigurinë, të dominuar nga përplasjet BE-Rusi-SHBA në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Jo pa qëllim, oligarkia politike shqiptare, që Kerry do ta gjejë këtë herë më të fortë se kurrë, u mundua ta paraqesë këtë fjalim si një adresim për vende të tjera të Ballkanit ose si një plagë të qeverisë së kaluar. Por, po të kujtojmë edhe fjalët e një zyrtari tjetër të SHBA-së, Jonathan More, nuk ka shumë vend për ekuivoke: “Të luftosh korrupsionin nuk do të thotë që ata që kanë pushtetin sot, të ankohen për ata që kishin pushtetin më parë…. Nuk duhet të bëhet fjalë thjesht për fajësim të paraardhësve…”.

Në njëfarë mënyre, fatkeqësisht për ne, është evidente se në 14 shkurt John Kerry nuk po vjen për të inspektuar nivelin e oligarkisë shqiptare, apo qoftë edhe praninë e shtuar, të dukshme e të padukshme, të Rusisë në rajon. Jam i sigurt që, në qoftëse John Kerry apo ndonjë zyrtar tjetër amerikan i çdo niveli do të kishte qoftë dhe rastësisht dijeni për dy-tri koncesione të dhëna këto vitet e fundit, apo po t’ia kishin përkthyer në anglisht fjalimin e Koço Kokëdhimës disa ditë më parë në forumet e Partisë Socialiste në Jug, do ta linte axhendën e Sirisë dhe të Iranit, e nuk do të rrinte dy orë në Tiranë, po minimumi dy javë..

John Kerry është në kulmin e luftës diplomatike për situatën në Siri dhe Iran, madje mund të thuhet me plot gojën në minutat e fundit, përpara një aksioni të madh ushtarak në nivel botëror. Vetë itinerari i tij përpara dhe pas Tiranës dëshmon se edhe Tirana zyrtare është një pjesë e këtij itinerari, si një aleat i vogël, por jo i pa rëndësishëm për Aleancën dhe SHBA-në.

Tashmë është bërë zyrtare se Kerry po vjen dhe me minimumi një mijë anëtarë të opozitës iraniane e, ndoshta, në prag të një konflikti akoma dhe më të madh, ky numër mund të jetë disa fish. E, në punë të tilla SHBA-ja e ka provuar Ramën me armët kimike. Ndaj, i duhet dhe një dëshmitar tjetër zyrtar, si lideri i opozitës, për të garantuar suksesin dhe vijimësinë e kësaj marrëveshjeje për sjelljen e anëtarëve të opozitë siriane, që me siguri nuk do jetë e fundit. Deri këtu gjithçka është e lexueshme dhe normale.

Anormaliteti dhe provincializmi fillojnë pikërisht kur po ajo oligarki për të cilën fliste John Kerry dy vjet më parë, do të“blejë” dhe të privatizojë dhe këtë vizitë të tij, pikërisht për të shtuar tulet e oligarkisë së koncesioneve, e për të justifikuar luftën jo demokratikendaj kundërshtarëve politikë personalë. Dhe është për të ardhur keq për nivelin e një pjese jo të vogël të medias shqiptare, që pikërisht pse është në shërbim të kësaj oligarkie, po e paraqet Shqipërinëjo si njëpartner strategjikserioz, edhe pse të vogël, por si njëfshat të madh, tamam si në filmin “Koncert në vitin 1936”.

Akoma pas dy dekadave e gjysmë demokracie, vizita e një zyrtari trajtohet me kë takoi, kë nuk takoi, si i foli, si nuk i foli, si i dha dorën,si nuk i dha dorën. Nëmedian shqiptare sheh tituj të tillë, si në kanalin televiziv më të madh në vend (po e citoj në mënyrë eksplicite):

“Kerry takon vetëm Ramën dhe Bashën” dhe pastaj spikeri shton me zë aktori tragjik “dhe asnjë tjetër”. Ky togfjalëshi “dhe asnjë tjetër” është togfjalësh i porositur nga oligarkia, nga ajo oligarki që punoi dhe ëndërron ende për koalicionin Rama-Basha, me shpresë që ta plaçkitë Shqipërinëmë shpejt se ç’po e plaçkit. E tmerrshme! Lajmi për vizitën historike të Kerry-t në Tiranë në vitin 2016: “Kerry nuk takon asnjë përveç Ramës dhe Bashës”.

Larg qoftë nuk i teket Kerry-t të takojë Presidentin e Republikës apo komunitetin rom. Jemi nëvitin 2016, por fatkeqësisht këtëtë diel, më 14 shkurt, për ne shqiptarët e për Kerri-n bashkëkthehemi te filmi i madh “Koncert në vitin 1936”. I vetmi ndryshim është se Kerry nuk po vjen me piano mbi shpinë,po me një mijë e kusur muxhahedinë. Ndaj, mirë se vjen John Kerry në Shqipëri, por pasi të takosh Ramën me Bashën, takoji dhe autorët e filmit “Koncert në vitin 1936”, Kiço Blushi dhe Saimir Kumbaro, që të paktën oligarkët ta kuptojnë se edhe ne, ashtu si edhe Ju, edhe pse e dimë që dështuam në luftën me oligarkinë për këtë vit,të paktën nuk e lëmë atë tëtallet kaq keq, edhe me ne edhe me Ju. SYRI.net