• |
ide | kryesore

Saimir Kodra ka ditëlindjen, urimi pikant i Gent Zenelajt

Arkiva, Paparazzi
maxresdefault.jpg


Ka festuar sot ditëlindjen një prej moderatorëve të programit investigativ “Stop” në Televizionin Klan, Saimir Kodra. Një ndër figura më të dashura të ekranit dhe radios shqiptare, mbush sot 42 vjeç.

E në mesin e urimeve të shumta për Saimrin në këtë ditë, nuk ka munguar as ai i kolegut dhe bashkëprezantuesit të emisionit, Gentian Zeneli.

Në profilin e Saimirit në Facebook, Genti shkruan: “Edhe 100 Samo. Të uroj fat. Të raftë llotaria Amerikane, të raftë!”, – shkruan aktori i humori.

Dyshja Kodra-Zeneli, janë prej 4 janarit çdo ditë në ekranin e Televizionit Klan ku me emisionin e tyre investigativ “Stop” kanë arritur një shikueshmëri rekord, duke prekur poblematika nga më pikatet në Shqipëri./tvklan.al/