• |
ide | kryesore

Vajza e deputetit të PS-së: “Joleza, kontrollo cilësinë e barit herë tjetër”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Reagimet për fjalimin e kryetares së FRESSH nuk kanë fund. Përveç montazheve demotivues, komenteve pikante të të rinjve, madje edhe të vetë socialistëve, të cilët iu sulën Jolezës duke e tallur, zërat ironizues janë shtuar. Pas vajzës së deputetes Vasilika Hysi, një tjetër fëmijë i së majtës ka hedhur batutën e saj për Kokën e socialistëve. Por ndryshe nga Klesta e cila ishte kritike me Jolezën, vajza e deputetit Fatmir Toçi, e ka marrë me sportivitet, duke i dhënë madje një këshillë kryetares së të rinjve. Majlinda postoi videon e humoristit Bes Kallaku, i cili parodizoi fjalimin e Jolezës, duke shtuar komentin: "Joleza Koka, hërë tjetër kontrollo cilësinë e barit".